Sot, në ora 18:30 në ShFMU “Naim Frashëri” në Gllobar, do të mbahen zgjedhjet për administrator (kryetar) të fshatit Gllobar si dhe zgjedhjen e këshillit lokal, që do përfaqësojë këtë fshat.
Në këtë takim do të jenë anëtarët e komisionit për strukturën organizative dhe funksionale të fshatrave dhe lagjeve urbane për të zgjedhur administratorët dhe anëtarët e këshillave lokale; nga ekzekutivi, pjesëmarrës do të jetë, Arben Shala, nënkryetar i Komunës; Shqipe Hoxha, përfaqësuese nga Shoqëria Civile; Fatmir Baliu, Hamit Haxhiu, Egzona Tërdevci dhe Beqir Kiqina, anëtarë nga Kuvendi i Komunës.
Komuna e Drenasit, fton të gjithë banorët e Gllobarit, të marrin pjesë për zgjedhjen e përfaqësuesit e tyre.