Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas (QKMF), është një moment shumë i rëndësishëm për komunitetin, pasi reparti i stomatologjisë tashmë punon me dy turne.
Ky zgjerim i gamës së shërbimeve do të sjellë më shumë lehtësi për qytetarët. Nisur nga sot, banorët e Komunës së Drenasit mund të përfitojnë shërbime stomatologjike në oraret e zgjeruara, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes, pra me dy turne, falë një stafi të përkushtuar të profesionistëve shëndetësorë.
✅Ky ndryshim është një tjetër tregues i angazhimit të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për komunitetin. Po ashtu, progresi do të vazhdoj edhe në qendrat tjera të mjekësisë familjare, duke përfshirë Tërstenikun, Arllatin dhe Komoranin, për të siguruar qëndrueshmëri në ofrimin e shërbimeve stomatologjike.
 ̈ ̈ ̈ ̈ mbetet e përkushtuar ndaj ofrimit të shërbimeve shëndetësore cilësore për të gjithë komunitetin dhe vazhdon të jetë një burim rëndësishëm i kujdesit shëndetësor për banorët e komunës.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.