, ̧ ̈ ̈
Mbrëmë, në ambientet e ShFMU “Rilindja” në fshatin Dobroshec, janë mbajtur zgjedhjet për administraror (kryetar) të fshatrave dhe këshillit lokal, ku me shumicë votash është zgjedhur si përfaqësues i fshatit Dobroshec, Godanc dhe Çikatovë e Vjetër, Xhevdet Shishani.
Komisioni Komunal për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së Këshillave të fshatrave në komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me banorët e fshatrave Dobroshec, Godanc dhe Çikatovë e Vjetër, ku pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e administratorit të fshatrave si dhe këshillit lokal.
Bazuar në Rregulloren Komunale për zgjedhjen e administratorëve, detyrave dhe përgjegjësive, dhe duke ndjekur procedurat konform rregullores në fjalë, me shumicë votash është zgjedhur administratori i këtyre fshatrave, , ̈ ̈ ̈ , , , ̧ ̈ , .
Zgjedhja e administratorëve nëpër fshatrat e komunës së Drenasit do të vijoj në javët në vazhdim, gjithmonë sipas agjendës së publikuar në ueb-faqen dhe llogarinë zyrtare të Komunës së Drenasit, në rrjetin social Facebook.


