25 vite nga rënia e heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci dhe dëshmorëve të tjerë

 

Sot janë bërë 25 vite nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci, bashkëshortes së tij, heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe dëshmorëve, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha, Hamit Lladrovci, Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka.

 

Për të nderuar të rënët ne këtë ditë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me stafin e tij, liderin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deputet të Parlamentit të Kosovës, kryetar të komunave, shkrimtar, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së dhe shumë qytetarë, kanë bërë homazhe ne sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenasi si dhe në varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta.

 

Fillimisht, homazhe dhe vendosje me buqeta të luleve, janë bërë pranë shtatoreve të Fehmi e Xhevë Lladrovci, Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Rasim Kiqina, Bedri Shala, Ilaz Kodra e Hafir Shala, pastaj homazhet kanë vazhduar në varrezat e dëshmorëve në fshatin Gllanasellë.

 

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.