1. Asamblisti Xhavit Drenori dhe anëtarët e iniciativës së tij kanë thënë se në shumicën e fshatrave të Komunës së Drenasit mbeturinat po mblidhen një herë në muaj e jo një herë në javë siç është paraparë me kontratë.Si i përgjigjeni këtyre pretendimeve dhe a jeni ankuar te kompania Pastrimi lidhur me këtë çështje?
  2. A mund të na konfirmoni se ka tri javë qëkur mbeturinat në stacionin transferues të mbeturinave në Komunën e Drenasit nuk janë transferuar për në deponinë qendrore të Mirashit?
  3. Në stacionin transferues të Drenasit ka mbeturina duke qëndruar dhe që s’janë bartur në deponinë e Mirashit.3.1 Pse ka ndodhur kjo?

3.2 A është e njoftuar komuna lidhur me këtë cështje dhe a ka pasur ndonjë komunikim me kompaninë rajonale?

3.3 Cilat janë veprimet që i ka ndërmarrë ose që do t’i ndërmarrë komuna për evitimin e grumbullimit të mbeturinave në stacion transferues?

  1. Z. Drenori e ka akuzuar udhëheqjen komunale për degradim të menaxhimit të mbeturinave. Si i përgjigjeni akuzave të tij?

 

 

Përshëndetje dhe për ju!

Duke shpresuar se jeni mirë, mund të ju informojmë se për rastin në fjalë jemi duke u angazhuar me seriozitet, për të bërë zgjidhje qytetarëve të cilët po shprehin shqetësimet e tyre rreth kësaj  çështje.

Për shkak të defekteve që ka pasur kompania në automjetet e tyre për grumbullim të mbeturinave, disa fshatra kanë mbetur pa kryerjen e shërbimit dhe neve si DSHPE, kemi adresuar vërejtje me shkrim tek Menaxhimet i KRM” Pastrimi” dhe në njësinë Qendrore në Prishtinë.

Në sqarim kemi njoftuar kompaninë “Pastrimi”, që të merr masat e nevojshme dhe të fillojë grumbullimin e menjëhershëm të mbeturinave  sepse në të kundërtën do të jemi të detyruar të marrim masa tjera gjobëvënëse për mospërmbushjen e kushteve të parapara me kontratë.

Tashmë jemi të informuar se ka filluar grumbullimi i mbeturinave dhe në shumicën e vendeve edhe është kryer. Për sqarim Stacioni Transferues i Mbeturinave nuk menagjohet nga Komuna e Drenasit por nga KRM “Pastrimi”, e cila deponon sasi javore të mbeturinave dhe mëpastaj i përcjell për në Mirash.

Tashmë jemi të njoftuar nga kompania se ka arritur të rregullojë mjetet transportuese që i ka pasur në defekt, mirëpo duhet theksuar se sasia e mbeturinave për shkak të festës së Vitit të Ri ka qenë dy-tre fish më e madhe se zakonisht, që ka bërë që kompania të jetë e detyruar të shkojë dy apo tre herë në të njëjtin vend për të grumbulluar mbeturinat.

 

 

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.