Drejtoresha për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, znj. Flutura Avdiu, me zyrtaret e drejtorisë, priti në takim përfaqësuesit e Kompanisë INSI shpk, në të cilën diskutuan për fillimin e realizimit të projektit Hartimi i Planeve Rregulluese të Hollësishme në Komunën e Drenasit.
Kështu Komuna e Drenasit po kompleton legjislacionin në fushën e planifikimit hapësinor, në harmoni me Ligjin e ri të Planifikimit Hapësinor.
Me Planet Rregulluese të hollësishme do të përcaktohen kushtet për rregullimin e hapësirave për zona urbane, rurale të përcaktuar me dokumentet e planifikimit hapësinor.
INSI në konzorcium me ALB – Architect janë kontraktuar nga Komuna e Drenasit për Hartimin e Planeve Rregulluese të Hollësishme.