Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve festohet edhe në Sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas
Me pjesëmarrjen e fëmijëve nga Komuna e Drenasit për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve , sheshi “Fehmi Lladrovci” sot kishte tjetër pamje.

Gëzimi në fytyrat e fëmijëve dhe shkëlqimi në sytë e tyre ishte gjallëria e Drenasit, një pamje mbresëlënëse nga fëmijët tanë.

Fëmijët janë themeli i shoqërisë prej së cilës ndërtohet e ardhmja e shtetit tonë prandaj kujdesi ndaj tyre në rritjen dhe formimin e tyre duhet të jetë prioriteti i secilit nga ne.

Edhe si Komunë prioriteti ynë është angazhimi në plotësimin e nevojave për zhvillim dhe arsimim të pjesës më të ndritur të shoqërisë, fëmijëve tanë.

Gjithë fëmijëve të Komunës së Drenasit gëzuar Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve!

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.