Mbahet Konferenca përmbyllëse e projektit ”Zhvillimi dhe fuqizimi i aftësive të të rinjve në Komunën e Drenasit/Gllogovc për tregun e punës”

Gjatë ditës së sotme u mbajt Konferenca përmbyllëse e projektit ”Zhvillimi dhe fuqizimi i aftësive të të rinjve në Komunën e Drenasit/Gllogovc për tregun e punës”, në kuadër të projektit Rajonal “Youth Empowerment Enabling Prospect”– YEEP , mbështetur nga SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë dhe implementuar nga Organizata Rinore “AKTI” në bashkëpunim me Komunën e Drenasit.

Në këtë konferencë pjesë e së cilës ishte edhe nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, bashkë me drejtorë të drejtorive komunale, u prezantuan të arriturat e përbashkëta në lidhje me sfidat, rezultatet dhe rekomandimet e projektit.

Kjo konferencë u organizua nga Organizata Rinore “AKTI”, pjesë e së cilës ishin edhe të rinjtë që ishin pjesë e projektit në fjalë.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.