Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë shpall Thirrje Publike për zbatimin e projektit Emergjent “ZBATIMI I MASAVE TË EFIÇIENCËS SË ENERGJISË PËR SHTËPITË INDIVIDUALE TË BANIMIT” me qëllim të përmirësimit të kursimit të energjisë dhe rritjes së mirëqenies në shtëpitë individuale. Ky projekt mbështetet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit IPA – Pako për Mbështetjen e Energjisë, i aranzhuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe i zbatuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) fton pronarët e shtëpive që të shprehin interesin e tyre për të aplikuar për subvencionimin e masave të Efiçiencës së Energjisë (EE) në shtëpitë e tyre në kuadër të këtij projekti.
Masat e Efiçiencës së Energjisë përfshijnë:
(a) Termoizolimin e mureve të jashtme;
(b) Termoizolimin e kulmit; dhe
(c) Ndërrimin e dritareve dhe dyerve të jashtme.
FKEE do të ofrojë një subvencion prej 45% të kostos së investimit, e kufizuar në shumën prej 5,500 €, për zbatimin e masave të Efiçiencës së energjisë. Shuma e subvencionimit varet nga paramasa dhe parallogaria e aprovuar nga FKEE, për masat të cilat paraprakisht auditori i energjisë i ka konfirmuar në raportin e auditimit.
Një bonus shtesë prej 5%, duke e rritur subvencionin në 50% do të jepet nën rrethanat e mëposhtme:
• Nëse prona është në bashkëpronësi të bashkëshortëve; ose
• Nëse gruaja është pronare e pronës.
Për më shumë informata, ju lutem drejtohuni Qendrës së thirrjeve 0800 222 70 ose përmes email-it në adresën: thirrjapublike@fkee-rks.net , çdo ditë pune nga ora 8:30-16:30.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.