Më rastin e 24 vjetorit të rënies së heroit të kombit Ilaz Kodra, 42 dëshmorëve dhe mbi 280 martirëve më datën 30 Prill (e diele), Komuna e Drenasi dhe ajo e Skenderajt, do të bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve si dhe do të behët zbulimi i pllakave përkujtimore në fshatin Shtuticë dhe Gllobar.

Më datën 30 Prill të vitit 1999, u vranë 42 dëshmorë në krye me heroin Ilaz Kodra, dhe mbi 280 martirë të fshatrave, Vërboc, Shtuticë, Tërstenik, Dashec, Baks, Gllobar dhe fshatra përreth.

Më poshtë gjeni agjendën e aktiviteteve të kësaj dite;

11:00 – Zbulimi i pllakës përkujtimore të Dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Shtuticë

11:40 – Homazhe në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Marinë

12:00 – Homazhe në varrezat e fshatit Vërboc (Gashant, Gllareva dhe pllaka përkujtimore e 42 dëshmorëve dhe 280 martirëve në Verboc)

12:40 – Homazhe në sheshin “Fehmi Lladrovci” pranë shtatores së heroit Ilaz Kodra

13:00 – Zbulimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Gllobar.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.