Sot në SHFMU “Gani Syla” në Poklek u bë pranim–dorëzimi i kabinetit të TIK-ut me donator Al Trade.
Me rastin e pranimit të donacionit, drejtori i Drejtorisë për Arsim në Komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka, falenderoi donatorin në fjalë duke shprehur mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të dhënë për arsimin në Komunën e Drenasit.
Përfaqësuesit e kompanisë shprehën gatishmërinë për të përkrahur edhe projekte të tjera në të mirë të komunitetit, me qëllim që të kontribuojnë sado pak në përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Drejtori i DKA-së, Muhamet Gjoka falenderojë për bashkëpunimin dhe iniciativat e vazhdueshme të kompanisë Al Trade në ndihmë të Komunë së Drenasit me projekte të njëpasnjëshme.