Arkitekti Arton Qorri ndan dy bursa për studentë të Komunës së Drenasit dhe ofron 5 praktikant akritekt me pagesë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të premten ka pritur në takim arkitektin nga Drenasi, Arton Qorri, pronar i “Alfa-Product”, ku edhe kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për financimin e 2 bursave për studentë të Komunës së Drenasit nga lista pritëse e përfituesve të bursave sipas konkursit të Drejtorisë Komunale të Arsimit. Qorri ne këtë takim ka treguar se do të ofroj edhe 5 praktikant arkitekt me pagesë për tre muaj, student të vitit të tretë të arkitekturës që janë nga Komuna e Drenasit.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falënderuar arkitektin Arton Qorri për bashkëpunimin dhe ndihmën që po bënë për shkollimin e të rinjve të Komunës së Drenasit.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.