Zgjedhjet për administrator (kryetar) dhe këshillin lokal, kanë vazhduar mbrëmë në fshatin Tërstenik I dhe II, ku me shumicë votash është zgjedhur si përfaqësues i këtyre dy fshatrave, Bajram Qallapeku.
Komisioni Komunal për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së Këshillave të fshatrave në komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me banorët e fshatit Tërstenil I dhe II, ku pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e administratorit si dhe këshillit lokal.
Bazuar në Rregulloren Komunale për zgjedhjen e administratorëve, detyrave dhe përgjegjësive, dhe duke ndjekur procedurat konform rregullores në fjalë, me shumicë votash është zgjedhur administratori i Tërstenikut I dhe II, Bajram Qallapeku si dhe anëtarët e këshillit lokal nga Tërsteniku I, Agim Kacurreti, Samedin Bylykbashi dhe Agron Gashani, ndërsa nga fshati Tërstenik II, Arben Bazaj, Shaip Arllati dhe Halim Mulaj.
Zgjedhja e administratorëve nëpër fshatrat e komunës së Drenasit do të vijoj në javët në vazhdim, gjithmonë sipas agjendës së publikuar në ueb-faqen dhe facebookun e Komunës së Drenasit.