Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Drenasit ka filluar procesin e deratizimit, dezinsektimit dhe dezinfektimit të ambientit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Ambulanteve të Mjekësisë Familjare.
Ky veprim ka për qëllim ngritjen e nivelit të higjienës dhe mirëmbajtjes së objekteve shëndetësore, si dhe parandalimin e përhapjes së infeksioneve të ndryshme.
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë, është e përkushtuar për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në institucionin e kujdesit parësor shëndetësor të Komunës së Drenasit.






