Drejtoria Komunale e Arsimit të Komunës së Drenasit dhe përfaqësuesja e programit Fulbright, Jessica Ashe, e cila vjen nga shteti i Ohios së SHBA-së, në vazhdën e aktiviteteve të përbashkëta, sot vizituan shkollën SHFMU “Arif Shala”, në Korroticë të Ulët.
Qëllimi i kësaj vizite ishte bashkëpunimi dhe këmbimi i përvojave në aspektin e ngritjes së cilësisë në arsim, përmes projektit të robotikës, si dhe mundësisë së binjakëzimit të kësaj shkolle me një shkollë në shtetin e Ohios në SHBA.
Përfaqësuesja e programit Fulbright, Jessica Ashe, mbajti po ashtu edhe një ligjëratë me nxënësit e klasave të 9-ta, me temën “Orientimi në Karrierë”. Ndër tjerash ajo theksoi se ky është vetëm fillimi, dhe se bashkëpunim të ndërsjellët do të ketë edhe në të ardhmen, gjithashtu edhe në drejtimet tjera shkollore.