Drenasit kremton 14 qershorin, Ditën e Çlirimit
Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Drenasit, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci së bashku me drejtor të drejtorive komunale dhe disa anëtar të Kuvendit të Komunës, në orët e hershme të mëngjesit, fillimisht kanë bërë homazhe dhe kanë vënë buqeta me lule pranë shtatoreve të Heronjve, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Ilaz Kodra, Rasim Kiqina, Bedri Shala e Dr.Hafir Shala, nw Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë si dhe në të gjitha varrezat e dëshmorëve; Likoshan, Gllanasellë, Çikatovë e Vjetër, Baicë, Abri, Tërdec, Gllobar, Vërboc, Shtuticë, Negroc, Krajkovë, Damanek, Poklek i Vjetër dhe Nekoc.
Dita e çlirimit të Komunës së Drenasit ka vazhduar gjatë ditës me shumë aktivitete. Në ora 11:00 është mbajtur Seanca Solemne e Kuvendit të Komunës, pastaj në Sallën e Kulturës është mbajtur programi qendror festiv.
Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit të cilët flijuan jetët e tyre për lirinë e Kosovës!
Urime gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit, Dita e Çlirimit!
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.