Njoftohen të gjitha bizneset që operojnë në Komunën e Drenasit dhe të cilat gjenerojnë mbeturina duke u bazuar në ligjin: Ligji Nr. 08/L-071 Për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr.04/L-060 për mbeturina, dhe Rregullores Komunale për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Drenasit, që të mirëmbajnë hapësirat publike si : rrugë, trotuare, hapësira të përbashkëta private apo vend tjera duke mos hedhur mbeturina para tyre.
Për pasqyrën më të mirë të bizneseve, hapësirat para tyre e kanë obligim ligjor që të mirëmbahen nga secili pronar sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, në të kundërtën Drejtoria për Inspekcion në Komunën e Drenasit do të veprojë sipas ligjeve në fuqi.
Të kontribuojmë të gjithë bashkë për një ambient të pastër.