F T E S Ë

 

Për dëgjime publike për listën e Projekteve kapitale për buxhetin e vitit 2023 dhe projeksioneve për vitet 2024-2025.

 

Njoftohen të gjithë qytetaret e komunës së Drenasit, administrator të vendbanimeve, përfaqësues të lagjeve, OJQ-të, Shoqatat e Grave, Shoqëria Civile, Biznese dhe Profesionistë, se Komuna e Drenasit, me Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Kuvendin e Komunës në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa dhe drejtoritë tjera, me datën 07/08/09 Shtator 2022 do të fillojnë dëgjimet buxhetore për listën e projekteve kapitale për vitin 2023 dhe projeksioneve për vitet 2024-2025.

Lista e projekteve kapitale është e një rëndësie të veçante për vendbanimet e Komunës se Drenasit andaj ju qytetar, duhet të shfrytëzoni të drejtën tuaj dhe të caktoni prioritet për vendbanimet tuaja në mënyrë që të përcaktohen sa më mirë prioritet tuaja. Këtë rendësi të veçantë ku do na shërbejë që të përcaktohen prioritete për vendbanime, lagje, dhe lista e investimeve kapitale të jetë sa më e kompletuar, dhe të i përfshij nevojat e vendbanimeve tona, për të përmirësuar jetën tuaj.

 

Takimet për Listën e projekteve kapitale do të zhvillohen më këtë rend dite.

  1. Informatë mbi shumën e Investimeve kapitale për vitet 2023-2025,
  2. Lista e projekteve kapitale për vitet 2023-2025,
  3. Prioritete

Më poshtë gjeni orarin e dhe vendin e mbajtjes së dëgjimeve;

 

Vendbanimet ku do mbahen dëgjimet dhe përfaqësuesit Data dhe ora e dëgjimeve Vendi
Drenas

Shoqata të bizneseve, OJQ dhe shoqëria Civile

Drenas

Shoqatat e grave

 

E merkur

07.09.2022

Ora 10:00

E mërkure

07.09.2022

Ora 14:00

Salla e kuvendit në

Objektin e Komunës

 

Salla e Kuvendit  në

Objektin e Komunës

Bashkësia Lokale e Dobrashecit (Gradicë,Likoshan,Godanc,Gllanasell,

Çikatovë e Vjeter  dhe Dobroshec)

E enjte

08.09.2022

Ora  10:00

ShFMU,,Rilindja”

Dobroshec

Bashkësia Lokale Terstenik

(Tersteniku I dhe II,Vërboc,Polluzhë dhe shtuticë)

E enjte

08.09.2022

Ora 14:00

ShFMU ,,Zenel Hajdini’’

Terstenik

 

Bashkësia Lokale Baicë

(Abri,Tërdecë,Baicë, Krajkovë Damanek)

E enjte

08.09.2022

Ora 16:00

ShFMU,,Migjeni”

Baicë

Bashkësia Lokale Arllatit

(Arllat,Llapushnik,Negroc,Vuçak,dhe Gjergjicë)

E premte

09.09.2022

Ora 10:00

ShFMU,,Abedin Bujupi”

Arllat

Bashkësia Lokale Komoran

(Kizhnarekë,Nekoc,Fushticë e Ulët dhe e Epërme,Korroticë e ulët dhe e Epërme,Zabel I ultë dhe Epërm,Komoran,dhe Sankoc)

E premte

09.09.2022

Ora 13:30

ShFMU,,Xheladin Gashi- Plaku”

Komoran

 

 

Bashkësia Lokale Drenas

(Drenasi I,II dhe III,Pakleku I Ri dhe Vjeter,Vasilevë,Gllobar dhe Shtrubullovë)

E premte

09.09.2022

Ora  15:00

ShFMU ,,Rasim Kiqina”

Drenas

 

Ju mirëpresim!

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.