Ftesa për mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
Në bazë të Udhëzimit Administrativ nr. 27/2012 MPB- 03/2012 MAPL për Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi, përkatësisht nenit 9, pika 1.3, dhe Vendimit nr. 12-030-65513, të datës 23.12.2021 të Kuvendit Komunal, thirret mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
FTESË
Për anëtarin/ën _________________________, nga ________________________
që të marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), lidhur me zhvillimet në Komunën e Drenasit. Mbledhja e rregullt do të mbahet më datën 18.05.2023, ditë e enjte, nga ora 14:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Drenas.
Rendi i ditës:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me datë 01.02.2023: http://77.83.123.134:100/dpn-drenas/wp-content/uploads/2023/02/Procesverbal-i-KKSB-se.pdf
- Raport për adresimin e kërkesave të komunës në Departamentin e Infrastrukturës Rrugore në Prishtinë lidhur me sanimin e gropave nëpër rrugë regjionale;
- Dukuritë negative të adoleshentët dhe veprimet në parandalimin e tyre;
- Të ndryshme