F t e s ë
Komuna e Drenasit më datën 15.05.2023, zyrtarisht ka pranuar Qarkoren Buxhetore 2024/01 e lëshuar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, dokument ky i cili jep udhëzime fillestare për mënyrën e planifikimit të buxhetit për vitin fiskal 2024 dhe projeksionet e vlerësimit për vitet 2025-2026.
Komuna e Drenasit, përkatësisht Kryetari i Komunës, z. Ramiz Lladrovci, fton qytetarët, OJQ-të, Shoqërinë Civile, profesionistët dhe gjithë të interesuarit, të vijnë në Komunë për të marrë pjesë dhe të kontribuojnë në planifikimin e strategjisë fiskale të buxhetit (2024-2026).
Të gjithë të interesuarit për të kontribuar në këtë strategji fiskale, janë të lirë të kontribuojnë çdo ditë pune tek resorët përkatës (drejtoritë) në Komunën e Drenasit.
Qarkoren Buxhetore mund ta gjeni në këtë link të publikuar në ueb faqen zyrtare të komunës; http://77.83.123.134:100/dpn-drenas/category/raportet/
Ju mirëpresim!