Komuna e Drenasit, saktësishtë Drejtoria e Inspeksionit, ka gjobitur Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi” e cila është e kontraktuar për pastrimin e rrugëve në Komunën e Drenasit.
Papërgjegjësia dhe mosefikasiteti në përmbushjen e plotë të kontratës ka bërë që Inspektoriati të gjobisë kompaninë në fjalë në shumën prej 3 mijë euro.
Komuna e Drenasit ka qenë e shqetësuar me raportimet e qytetarëve për mospastrimin e rrugëve dhe trotuarëve nga kompania në fjalë dhe për këtë ju është dhënë edhe vërejtje.
Shpresojmë të merren veprimet e nevojshme dhe të përmbushen kushtet e parapara në kontratë në mënyrë që të mos detyrohemi të marrim masat e nevojshme ndaj kompanisë në fjalë.
U miratua plani i punes edhe orari i mbledhjes se KKSBS