Hapet fushata vetëdijesuese në parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore

Më rastin e muajit ndërkombëtar në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut, ka zhvilluar aktivitetet nga me të ndryshmet në kuadër të fushatës vetëdijesuese për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore me moton “Trafikimi prekë të gjithë! Ta Mbrojmë vetën, fëmijët tanë! Mos hesht! Parandalo Trafikimin me njerëz”.

Më rastin e shënimit të kësaj fushate, Koordinatorja e NjKDNj-së ZBGj, Zahrie Podrimaqku-Subashi, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe Qendrën për Punë Sociale, kanë filluar ndarjen e posterëve dhe fletëpalosje në institucione arsimore. Në kuadër të aktiviteteve të kësaj fushate, do të organizohen edhe ligjërata në shkolla të Komunës së Drenasit, me nxënës.

Fushata vetëdijesuese ka filluar me datën 18 Tetor dhe do të zgjasë deri me datën 17 Nëntor me aktivitete të shumta në institucione të Komunës së Drenasit për të parandaluar trafikimin me qenie njerëzore.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.