Kalendari i dëgjimeve buxhetore publike me qytetarë për buxhetin e vitit 2024
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit, Statutit të Komunës së Gllogocit Nr.01/110-6904 i dt.24.09.2008 , Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, kryetari i Komunës së Gllogocit, Ramiz Lladrovci, në koordinim me Zyrtarët dhe Drejtorët e Drejtorive Komunale, në bashkëpunim me Zyrën për Komunikim me Publikun dhe Grupin Punues për hartimin e projekt buxhetit të komunës për vitin 2024, publikojnë kalendarin për organizimin e dëgjimeve buxhetore publike me qytetarë për përgatitjen e buxhetit për vitin 2024 .
Që buxheti dhe projektet të jenë gjithëpërfshirëse, duke marr kërkesat e qytetarëve, orari i dëgjimeve është përgatitur në orar të përshtatshëm për të marr pjesë gjithë të interesuarit, prandaj Ju ftojmë që të jeni pjesë e hartimit të projekteve që janë me interes të përgjithshëm!
Komuna e Drenasit në javën e dytë të muajit Gusht të këtij viti, do të bëjë edhe ftesën publike me informatat e hollësishme për dëgjimet buxhetore.
Kalendarin e dëgjimeve buxhetore e gjeni të publikuar edhe në ueb faqen e komunës ne këtë link; http://77.83.123.134:100/dpn-drenas/category/degjime-buxhetore/
 
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.