Kalendari i dëgjimeve buxhetore publike me qytetarë për buxhetin e vitit 2024
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit, Statutit të Komunës së Gllogocit Nr.01/110-6904 i dt.24.09.2008 , Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, kryetari i Komunës së Gllogocit, Ramiz Lladrovci, në koordinim me Zyrtarët dhe Drejtorët e Drejtorive Komunale, në bashkëpunim me Zyrën për Komunikim me Publikun dhe Grupin Punues për hartimin e projekt buxhetit të komunës për vitin 2024, publikojnë kalendarin për organizimin e dëgjimeve buxhetore publike me qytetarë për përgatitjen e buxhetit për vitin 2024 dhe projeksionet për vitet 2025-2026.
Kalendarin e dëgjimeve buxhetore e gjeni bashkëngjitur ne foto dhe të publikuar në ueb faqen e komunës në këtë link; http://77.83.123.134:100/dpn-drenas/category/degjime-buxhetore/
Në dëgjime buxhetore publike mund të marrin pjesë: Qytetarët, përfaqësuesit e lagjeve/bashkësive lokale, përfaqësuesit e OJQ-ve, përfaqësuesit e komuniteteve, të rinjtë/rejat, pensionistët/et, studentët/et, komuniteti i biznesit, përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike, anëtarë/e të Kuvendit Komunal të Drenasit, përfaqësues të klubeve sportive, shoqërive kulturore e artistike, gra, fermer, persona me aftësi të kufizuara, punonjësit e komunës, përfaqësuesit e partive politike, përfaqësuesit e mediave dhe gjithë të interesuarit të tjerë.
Informata për buxhetin e Komunës së Drenasit mund t’i gjeni në këto vegëza;
Webfaqja zyrtare e komunës:
Plateforma e Konsultimeve publike:
Kërkesat, komentet dhe sugjerimet, qytetarët mund t’i dërgoni edhe përmes këtyre emailave: Shyqiri.bublaku@rks-gov.net, komuna.drenas@rks-gov.net, bekim.dobra@rks-gov.net,

