Komuna e Drenasit e treta në Kosovë, përfiton grantin e performancës në vlerën prej 905,812 euro
Në ceremoninë zyrtare të organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Projektit DEMOS, është bërë ndarja e çmimeve për Grantin e Performancës Komunale, ku Komuna e Drenasit është shpallur e treta në mesin e 38 komunave të Republikës së Kosovës në Grantin e Performancës Komunale për vitin 2020.
Në ndarjen e çmimeve merrnin pjesë, Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Besnik Bislimi, ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësues Special i BE-së, kryetar komunash dhe përfaqësues të tjerë.
Kryetari Lladrovci me këtë rast tha se performanca shembullore në zbatim të ligjit dhe trasnaprecnës, ka bërë që Drenasi të jetë ne mesin e komunave që përformojnë më së miri në qeverisje lokale. Lladrovci ka falënderuar ministrinë e MAPL-së, Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Agjencinë Suedeze dhe Ambasadën Norvegjeze për mbështetjen e komunave në Grantin e Performancës. Po ashtu kryetarit Lladrovci ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim, zyrtarët e komunës të cilët me përkushtim kanë arritur këtë performancë.
“Dy janë faktorët që nuk jemi të parët: Mungesa e transmetimit të seancave të Asamblesë nga Salla e Kulturës gjatë Covid-it si dhe mungesën e daljes së zyrtarëve përgjegjës tatimor në vendin e ngjarjes, po ashtu për shkak të Covid-it. Me pikët nga këto dy komponente, do të ishim bindshëm para tjerëve. Megjithatë, Komuna jonë do të marrë grant me vlerë 905 mijë euro, dhe do të shfrytëzohen për projektet në të mirë të qytetarëve. Krenar me zyrtarët komunalë dhe qytetarët e komunës së Drenasit! Faleminderit vlerësuesve të performancës dhe kontribuuesve të suksesit tonë! Qytetarë, faleminderit për bashkëpunim!”, ka thënë kryetari Lladrovci.