Kryetari Lladrovci merr pjesë në përurimin e objektit afarist në Drenas

 

Më rastin e 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Drenasit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marr pjesë në përurimin e objektit afarist IP Kos në Drenas, në pronën e dhënë e dhënë me qira përmes shpalljes publike.

 

Kryetari Lladrovci ka vlerësuar se përmes këtij objekti afarist, do të përfitoj jo vetëm Komuna përmes qirasë, por edhe qytetarët e Drenasit, pasi që në këtë qendër do të punësohen mbi 120 veta. Zotimi i investitorit IP Kos, ka tejkaluar në të gjitha drejtimet, në veçanti numrin e të punësuarve, ka thënë kryetari Lladrovci në përurimin e kësaj qendre.

 

Objekti afarist IP Kos, ka bërë investime mbi 5 milion euro dhe kanë gjetur punën mbi 120 veta nga Drenasi. IP ka zbatuar marrëveshjen, duke tejkaluar zotimin për investime dhe tejkalimin e zotimit për punësim. Ky vend do të jetë tërheqës për qytetin e Drenasit, me derivate të naftës, ushqim, veshmbathje, shërbime cilësore me brendet Heb’s, Aztech, LC Waikiki, Missini Sweets, ndërsa së shpejti në këtë objekt afarist do të jetë edhe marketi me gjëra ushqimore dhe autolarje vetëshërbyese.

 

Investitori për këtë pronë të marr përmes shpalljes publike të dhënë nga Komuna  e Drenasit, paguan qira vjetore në vlerën prej 31.820 euro. Objekti afarist shtrihet në mbi 7 mijë metra katrorë.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.