Kryetari Lladrovci pret në takim drejtorin e KRM “Pastrimi”, Petrit Reçica
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me stafin komunal, ka pritur në takim drejtorin e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi”, Petrit Reçica me bashkëpunëtorë, ku kanë diskutuar çështjet me interes të përbashkët dhe avancimin e mëtejmë të shërbimit të mbledhjes së mbeturinave si dhe sfidat e këtij shërbimi.
Në këtë takim, është shfaqur gatishmëria dhe përkushtimi për të shtuar efikasitetin, pajisjet dhe makineritë për mbledhjen e mbeturinave, mirëmbajtjen e hapësirave publike, larjen e rrugëve, regjistrimin e konsumatorëve të rinj që ju ofrohen shërbimet dhe çështje tjera.
Kryetari Lladrovci dhe drejtori Reçica, u dakorduan se bashkëpunimi i ndërsjellë, sjell fryte dhe se përkushtimi do të vazhdoj për të qenë në shërbim të qytetarëve. Lladrovci ka kërkuar nga menaxhmenti të rikonfirmojnë vullnetin për të përmirësuar shërbimin e saj, ashtu siç komuna është gati për të bërë me të mirën e mundshme për qytetarët brenda kompetencave ligjore.