Kryetari Lladrovci pret në takim komandanten e re të LMT-së, KFOR

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me nënkryetarin Arben Shala dhe bashkëpunëtor, të hënën ka pritur në takim komandanten e re, Kapitenen Natasa Petelinkar LMT, e cila mori përgjegjësinë nga oficeri i deritanishëm i KFOR-it për Drenasin, Lozinsek.

Kryetari Lladrovci ka uruar komandanten Petelinkar për detyrën e re dhe ka njoftuar përgjithësisht për projektet, të arriturat dhe sfidat e Komunës.

“I dëshirova mirëseardhje Kapitenes Petelinkar, duke cekur se bashkëpunimi ynë me KFOR-in, do të jetë vazhdimisht i shkëlqyer dhe i ofrova përkrahje të plotë për interesin tonë të përbashkët, sigurinë e qytetarëve. Po ashtu, e falënderova z. Lozinšek për bashkëpunimin dhe respektin e ndërsjellë, duke i dëshiruar suksese të mëtejme në jetë dhe në karrierë” ka thënë kryetari Lladrovci.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.