Kryetari Lladrovci pret në takim Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të hënën ka pritur në takim Krenare Sogojeva-Dërmaku, Komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi së bashku me bashkëpunëtorë të saj, ku kanë diskutuar për dispozitat ligjor që obligojnë institucionet për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike.
Kryetari Lladrovci ka falënderuar Komisioneren Dërmaku për bashkëpunimin e treguar me institucionet dhe ka treguar se komuna e Drenasit vazhdon të jetë e përkushtuar në zbatimin e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ligjit për qasje në dokumente publike.
Komisionerja Dërmaku, ne këtë takim ka prezantuar po ashtu edhe Programin e Transparencës, të cilin komunat duhet të zbatojnë përmes publikimit proaktiv të dokumenteve publike që shërbejnë për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve, si dhe përgatitjen e një akti të brendshëm për masat e sigurisë gjatë përpunimit të të dhënave personale. Dërmaku ka përgëzuar Komunën e Drenasit që deri më tani ka qenë shumë bashkëpunuese dhe model për komunat tjera sa i përket zbatimit të dy ligjeve si dhe me publikimin e të dhënave, duke mbrojtur çdo herë të dhënat personale.