Kryetari Lladrovci pret në takim mërgimtarin Arsim Bujupi, i cili dhuroi pajisje shërbimit të zjarrfikësve

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me drejtoreshën e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi dhe shefin e shërbimit të zjarrfikësve, Afrim Gjeli, të hënën kanë pritur në takim mërgimtarin, Arsim Bujupi.

Kryetari Lladovci, ka falënderuar mërgimtari nga Zvicra, Arsim Bujupi i cili ka dhuruar pajisje shërbimit të zjarrfikësve në Drenas dhe ka falënderuar për këtë ndihmë që do t’i ndihmoj shërbimit të zjarrfikësve për kryerjen e detyrave në teren.

Lladrovci ka ndarë edhe mirënjohje mërgimtarit Bujupi ne shenjë falënderimi për dhurimin e gjashtëdhjetë palë uniforma për shërbimin e zjarrfikësve. Bujupi edhe vitin e kaluar kishte dhuruar zjarrfikësve edhe helmeta për këtë shërbim.

Mërgimtari Bujupi, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe mirënjohjen e dhënë dhe ka thënë se ndihet mirë që me sadopak kontribut po i ndihmon Drenasit, përkatësisht shërbimit që është më i ndjeshmi në shërbim ndaj qytetarëve.

 

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.