Kryetari Lladrovci pret në takim përfaqësuesit e “Helvetasit” nga Peruja

 

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të premten ka pritur në takim Luis Rosa-Perez Tuesta dhe Mario Bazan Borja, nga “Helvetas” Peru dhe dy mikpritësit vendo nga Demos e Helvetas Kosova, ku ka diskutuar për grantin e performanvës, rëndësinë e tij dhe zbatimin.

 

Kryetari Lladrovci ne këtë takim, ka theksuar rëndësinë e grantit për qytetarët, vështirësitë që përcjellin këtë program në rast të vonesave në ekzekutimin e tij dhe sfidat tjera teknike si dhe për afatat ligjore për ekzekutimin e grantit të përformancës.

 

“Në takim theksova se granti na ka ndihmuar që performanca e të gjithë drejtorëve, zyrtarëve komunalë dhe bashkëpunimi qytetar, përkushtimi është rritur ndjeshëm, andaj falënderojmë shtetet donatore, MAPL-në, Zyrën e BE-së dhe përkrahësit e Grantit të performancës komunale dhe të gjithë bashkëpunëtorët për zbatimin e tij”, ka shtuar kryetari Lladrovci.

 

Në fund të takimit, kryetari Lladrovci mysafirëve u ka dhuruar nga një medaljon në shenjë respekti për vizitë në komunën e Drenasit.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.