Kryetari Lladrovci viziton ambulanten e improvizuar për trajtim ditorë të rasteve me covid-19
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arsim Haxhiun, sot kanë vizituar ambulanten e improvizuar për trajtim ditorë të rasteve covid-19 në Drenas, ku është informuar lidhur me situatën e trajtimeve të rasteve me covid-19.
Ambulanca e improvizuar është vendosur në Qendrën e Promovimit të aktiviteteve të grave, përkatësisht afër shkollës fillore “Rasim Kiçina” si ambulancë e ndarë nga QKMF-ja, duke pasur parasysh situatën epidemiologjike. Për momentin kjo ambulancë ka startuar me 12 shtretër me mundësi të shtimit të numrit të shtretërve deri në 30 sosh. Janë duke punuar 2 doktor, 6 infermier/e në dy ndërrime për momentin.
Gjatë qëndrimit në ambulancën e improvizuar për trajtimin ditorë të rasteve me covid-19, kryetari Lladrovci ka parë nga afër trajtimin e rasteve dhe kapacitetet ekzistuese. Lladrovci ka shtuar se Komuna e Drenasit me gjithë stafin shëndetësor është e përkushtuar në ofrimin e ndihmës maksimale për menaxhimin e rasteve me covid-19.
Njoftojmë të gjithë qytetarët, se gjatë trajtimit të pacientëve me covid-19, nuk lejohet hyrja e përcjellësve ose familjarëve brenda objektit, duke marr parasysh se një veprim i tillë ndalohet edhe me Ligj.
Mbani maskën!
Respektoni distancën!
Kujdesuni për higjienën!