Lladrovci falënderon për bashkëpunim komandanten e LMT East, znj. Petelinkar dhe i uron mirëseradhje komandantit të ri, majorit Pogorevc

Kryetari i komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, priti në takim përshëndetës, komandanten e deritashme të KFOR-it LMT East, kapitenen Natasha Petelinkar. Në takim ishte edhe komandanti i ri, po ashtu nga Sllovenia, Major Ivan Pogorevc, me zëvendësin e tij, oficerin Gorazd Šegula.

Z. Lladrovci e vlerësoi lartë bashkëpunimin me Komandanten e deritashme, znj. Petelinkar dhe i uroi suksese të mëtejme në detyrën e saj ushtarake në dobi të paqes e sigurisë.

“Bashkëpunimi ynë i shkëlqyer me KFOR-in, do të vazhdojë edhe më tej, me komandën e re sllovene, majorin Pogorevc, të cilit i dëshiroj mirëseasrdhje”, ka deklaruar Lladrovci, duke shtuar se KFOR-i me sukses po e ushtron mandatin për ndërtimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.