Mbahet debat publik për Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Planin Rregullues të Hollësishëm për Qendrën e Qytetit- Gllogoc
Komuna e Gllogocit, ka arritur të përfundojë në mënyrë të suksesshme, Raportin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor për Planin Rregullues të Hollësishëm për Qendrën e Qytetit- Gllogoc.
Hapjen e debatit e ka bërë Drejtoresha për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu, e cila falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje, duke i ftuar ata të japin komente dhe sugjerime lidhur me plotësimin e raportit të VSM-së për Planin Rregullues të Hollësishëm për Qendrën e Qytetit- Gllogoc, në mënyrë që të jetë sa më i plotë dhe profesional. Gjithashtu, të kontribuohet në ngritjen e kualitetit dhe masave për mbrojtjen e mjedisit.
Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor për Planin Rregullues të Hollësishëm për Qendrën e Qytetit- Gllogoc është hartuar nga kompania INSI shpk.