Mbahet koncerti kushtuar 1432 fëmijëve të vrarë në luftën e Kosovës
Sot, në Sallën e Kulturës në Drenas është mbajtur një koncert madhështor ku i janë kushtuar 1432 fëmijëve të rënë për liri në luftën e fundit në Kosovë. Në këtë koncert është kujtuar Masakra e Poklekut, ku nga forcat gjenkcidiale të Serbisë, u masakruan 54 shqiptarë, prej tyre 23 fëmijë.
Komcerti është organizuar nga Shkolla Fillore e Mesme Ulët “Halil Bajraktari ” në Drenas, përkatësisht nga mësimdhënësi i kësaj shkolle, Hajzer Gjoshi.
Në koncert merrnin pjesë, Profesori Arsim Bajrami, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka, drejtor të institucioneve shkollore, mësimdhënës, nxënës, prindër e familjar të familjes Muqolli.
Nxënësit e shkollës “Halil Bajraktari”, përmes këngëve kushtuar fëmijëve të vrarë gjatë luftës ku shumë banka shkollore mbeten të zbrazura, i kënduan 1432 fëmijëve të vrarë.
Ky program artistik kushtuar gjenocidit serb në Kosovë, do të behët tradicional.





