Gjatë ditës së sotme në Sallën e Kulturës në Drenas është mbajtur Konferenca Kundër Duhanit, organizim ky i bërë nga nxënësit e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” për të shënuar kështu Ditën Botërore Kundër Duhanit.
Nxënësit tanë paraqitën një gamë të gjerë aktivitetesh që synojnë të ndërtojnë një shoqëri të ndërgjegjshme rreth efekteve të dëmshme të duhanit.
Aktivitetet përfshijnë prezantime, recitale, poezi, drama, video, ese, si dhe pyetje të përgatitura me kujdes për të ftuarit në panel.
Gjatë konferencës, paneli trajtojë temat e rëndësishme lidhur me kontrollin e duhanit, rrezikun për shëndetin dhe impaktin social të konsumit të duhanit.
Panelistët e specializuar si mjekë, psikologë, inspektorë dhe përfaqësues nga Institutet Kombëtare të Shëndetësisë japën informacione të çmuara rreth rreziqeve që shkaktohen nga duhani.
Ky organizim ishte i rëndësishëm për të ngritur ndërgjegjësimin publik dhe për të theksuar nevojën për të luftuar përdorimin e duhanit për një shoqëri më të shëndetshme.







