Mbahet konsultimi publik për draft-rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatra, vendbanime dhe lagjet urbane
Të premten, në Sallën e Kuvendit është mbajtur konsultimi publik për të diskutuar draft-rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës më fshatra, vendbanime dhe lagjet urbane në Komunën e Drenasit.
Të pranishëm në këtë takimin ishin administrator të vendbanimeve, përfaqësues të lagjeve dhe qytetarë, ndërsa takimin e ka hapur udhëheqësi i zyrës për komunikim me publikun, Bekim Dobra i cili edhe ka njoftuar të pranishmit se komuna me kohë ka bërë ftesën publike për këtë takim, kurse nënkryetari i Komunës, Arben Shala ka treguar për rëndësinë e këtij dokumenti dhe hapat që komuna duhet t’i ndërmerr para se të miratohet në kuvend.
Të pranishmit kanë diskutuar e propozuar lidhur me këtë draft-rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës më fshatra, vendbanime dhe lagjet urbane në komunën e Drenasit. Ky dokument është ende draft deri në miratim në mbledhjen e kuvendit, prandaj të gjithë të interesuarit ende mund të japin propozime, apo sugjerimet e tyre dhe të paraqesin edhe me shkrim ose edhe përmes formës elektronike ne email adresën komuna.drenas@rks-gov.net
Draft- Rregulloren për Organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatra, vendbanime dhe lagjet urbane në Komunën e Drenasit, mund ta gjeni edhe në ueb faqen zyrtare të komunës ne këtë link; http://77.83.123.134:100/…/category/konsultimet-publike-al/