Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
Të enjten është mbajtur mbledhja e tretë e Këshillit për Siguri në Bashkësi, të cilën e ka udhëhequr Togeri nga Stacioni Policor i Drenasit, Florim Geci.
Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e KKSB-së, dhe përfaqësues nga LMT e KFOR-i slloven.
Pikat e rendit të ditës të cilat u diskutuan ishin;
Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me datë 23.03.2023 – ku është miratuar me vota unanime. http://77.83.123.134:100/dpn-drenas/wp-content/uploads/2023/02/Procesverbal-i-KKSB-se.pdf
Në pikën e dytë, raport për adresimin e kërkesave të komunës në Departamentin e Infrastrukturës Rrugore në Prishtinë lidhur me sanimin e gropave në rrugën regjionale, ka raportuar drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Nexhmerin Gruda ka theksuar se kemi përcjellë shumë kërkesa në këtë departamentin e rrugës në Prishtinë lidhur me sanimin dhe riparimin e gropave në rrugët regjionale që paraqesin rrezik për sigurinë në komunikacion, nga ta kemi marr përgjigje se do të merren masa shumë të shpejta.
Në pikën e tretë, për dukuritë negative të adoleshentët dhe veprimet në parandalimin e tyre, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka ka theksuar se në bashkëpunim me policinë e Kosovës dhe gjithë akteret relevant jemi duke u përpjekur maksimalisht që të eliminojmë sa më shumë këtë dukuri negative, si në shkolla ashtu edhe në vende të tjera.
Në pikën të ndryshme, janë diskutuar çështje të tjera që janë me interesin e përgjithshëm për sigurinë në Drenas.