Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e parë konstituive e Ekipit për të drejtat e fëmijëve.
Kjo mbledhje rezultoi me konstituimin e ekipit për të drejtat e fëmijëve në Komunën e Drenasit.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, saktësisht Divizioni për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në Komuna, në kuadër të Departamentit Ligjor dhe Monitorimit të Komunave, është duke monitoruar Udhëzimin Administrativ (QKR) Nr. 06/2022 për Themelimin dhe Funksionimin e Ekipit për Drejtat e Fëmijës, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me datë: 15 gusht 2022, si dhe në kuader të Planit të Punës së MAPL, për vitin 2023.
Qëllimi i këtij udhëzimi administrativ është përcaktimi i rregullave të punës, procedurave, përbërjes dhe mënyrës së funksionimit të Ekipit për të Drejtat e Femijes dhe zbatimin e mandatit siç është përcaktuar në Ligjin për Mbrojtjen e Femijës nr. 06/L-084.
Mbledhjen e udhëheqi Lumnije Krapi nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, njëherit zëvendës kryesuese e Ekipit për të Drejtat e Fëmijëve në Komunën e Drenasit.
Ekipi ka si përgjegjësi definimin e prioriteteve të Komunës dhe masave të nevojshme që duhet të ndërmarrë në vazhdimësi për përmirësimin e situatës në lidhje me të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës dhe të koordinojë aktivitetet e nevojshme për zbatimin e tyre.

