Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Të enjten, në Sallën e Kuvendit është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, të cilën e ka udhëhequr nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, ndërsa të pranishëm ishin, koordinatorja e KKSB-së, Laureta Thaqi njëherit Drejtoreshë e Administratës Komunale, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Nexhmedin Gruda, drejtoresha e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anita Avdullahu dhe anëtarë të KKSB-së.

Pikat e rendit të ditës të cilat u diskutuan ishin;

  1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me datë 26.10.2023 http://77.83.123.134:100/dpn-drenas/wp-content/uploads/2023/11/Procesverbal-i-mbledhjes-se-mbajtur-me-date-26.10.2023-3.pdf
  2. Fushatat e organizuara nga KNJKDNJ, ZBGJ nëpër shkolla lidhur me “Trafikimin me qenie njerëzore” dhe përgatitjet për fushatën ”16  Ditë të Aktivizimit Kundër Dhunës në Bazë Gjinore”, ku janë prezantuar takimet që janë mbajtur në institucionet e Komunës së Drenasit.
  3. Vaksinimi i qenve shtëpiak dhe qenve endacak. Lidhur me këtë pikë, kanë preznautar drejtoresha e Bujqësisë, Anita Avdullahu dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Nexhmedin Gruda, ku edhe kanë treguar për numrin e qenve shtëpiak të vaksinuar gjatë këtij viti.
  4. Të ndryshme. Në këtë pikë u diskutuan tema të ndryshme të cilat i ngritën anëtarët e KKSB-së dhe diskutuan për të mirën e përgjithshme të qytetarëve të Drenasit.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.