Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit me 11 pika të rendit të ditës.

Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Milaim Hajdari, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale dhe anëtarë të Kuvendit.
Pas përfundimit të seancës u bë ftesë e përbashkët për pjesëmarrje në “Marshin për Drejtësi”, marsh solidariteti qytetar para fillimit të gjyqit në Hagë, që po zhvillohet kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pikat e rendit të ditës që u diskutuan dhe miratuan me shumicë votash në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës;
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt i KK i mbajtur me dt. 23.02.2023.
2. Propozim vendim për formimin e komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtim të rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike në Komunën e Drenasit.
Komisioni për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve tjera publike në Komunën e Drenasit u formua në këtë përbërje :
1. Valentina Gashi – Leku
2. Jahir Hajdari
3. Drin Halilaj
4. Laurita Muhadri – Bujupi
5. Egzon Qorri
3. Propozim vendim për caktimin e anëtareve të komisionit përzgjedhës për drejtor dhe zëvendësdrejtor në Institucionet Publike Edukativo-Arsimore të Komunës së Drenasit.
Në Vendimin për caktimin e anëtarëve të komisionit përzgjedhës për Drejtor dhe Zëvendësdrejtor në Institucionet Publike Edukativo-Arsimore të Komunës së Drenasit u përzgjodhën:
1. Drilon Krasniqi
2. Arben Haziri,
3. (si dhe anëtari tjetër caktohet nga MAShTI.)
4. Propozim vendim për këmbimin e pjesëve të njësive kadastrale në zonën kadastrale në Çikëtove të Vjetër dhe Gllogoc, për projektin e rregullimit të ngrohtores së qytetit të Drenasit.
Në këtë pikë ju dha shtytje e madhe projektit të rregullimit të ngrohtores së qytetit të Drenasit, projekt ky tejet i rëndësishëm për gjithë qytetarët e qytetit të Drenasit.
Kjo pikë u miratua me vota unanime nga asamblistët e Komunës së Drenasit.
5. Propozim vendim për lënie në shqyrtim publik të projekt dokumentit të Planit Rregullues të hollësishëm për qendrën e qytetit-Gllogoc, në rishqyrtim.
6. Propozim vendim për vënien në diskutim publik e rregullores për Bonuset e Zonimit, në rishqyrtim.
7. Propozim vendim për miratimin e Raportit përfundimtar të Komisionit Komunal për vlerësimin e Dëmeve nga fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera.
8. Raport i progresit për implementimin e rekomandimeve të ZKA-së.
9. Propozim Vendim për zëvendësimin me dy anëtarë të rinj të Komitetit për Komunitete dhe Kthim.
10. Propozim Vendim për miratimin e Kërkesës Nr. 01-070/01-14724,dt.27. 03.2023, për mjekim urgjent të sëmundjes -ana moli në zemër në shumën totale prej 3.000.00,euro.
11. Të ndryshme.
Më gjerësisht, mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Drenasit të datës 28.03.2023 mund ta ndiqni në rrjetin social Facebook;
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.