Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal
Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit me gjithsej nëntë pika të rendit të ditës.
Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Milaim Hajdari, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe anëtarë të kuvendit.
Pikat e rendit të ditës që u diskutuan dhe miratuan me shumicë votash në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Komunës të mbajtur më dt.25.05.2023 dhe vazhdimi i saj me datë 31.06.2023.
- Korniza afatmesme buxhetore 2024-2026, lista e projekteve kapitale 2024-2026 dhe buxhetimi i përgjegjshëm gjinor.
- Propozim vendim për miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për qendrën e qytetit – Gllogoc.
- Propozim vendim për financimin e projektit nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
- Propozim vendim për miratimin e kërkesës , Nr.01-070/01-26071, dt.1.6.2023 për ndihmë financiare për mjekim urgjent të sëmundjes-kancer, në shumën totale prej 3,000.00 euro.
- Propozim vendim për miratimin e kërkesës, Nr.01-070/01-28069, dt.13.6.2023 për ndihmë financiare për mjekim urgjent të sëmundjes OU Nicrophthalma, në shumën totale prej 3,000.00 euro.
- Propozim vendim për dhënien e ndihmës administrative Komunës së Zveçanit.
- Propozim vendin për rritjen dhe bartjen e të hyrave vetanake
- Të ndryshme.
Me gjerësisht, mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës të datës 29.06.2023 mund të ndiqni në ueb faqen zyrtare të komunës, në kanalin zyrtar YouTube dhe në rrjetin social Facebook, ne këto linqe;
http://77.83.123.134:100/dpn-drenas/
https://www.youtube.com/watch?v=oXpVasd6DB8&t=2s
https://www.facebook.com/komunadrenas