Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal
Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit, ku për diskutim e miratim, ishin 19 pika për rend të ditës, mirëpo me propozimin e kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci është shtuar si pikë shtesë e rendit të ditës edhe propozim vendimi për ndarjen e kapitalit themelor për NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh.A në Drenas.
Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Milaim Hajdari, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale, anëtarë të Kuvendit dhe misioni i OSBE-së në Kosovë.
Pikat e rendit të ditës të cilat u miratuan e diskutuan, ishin:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt i Kuvendit Komunal Drenas të dt. 27.09.2023, me shumicë votash ka kaluar.
- Raporti Financiar Janar-Shtator 2023, është diskutuar.
- Propozim vendim për plotësim ndryshimin e caktimit të normave tatimore për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për vitin 2024, me shumicë votash është miratuar.
- Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 99 vite për pronën e paluajtshme të komunës me procedurë të negocimit të ofertës të kompanisë “Frida’s Farm”, me shumicë votash është miratuar.
- Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 35 vite për pronën e paluajtshme të komunës me procedurë të negocimit të ofertes të kompanisë “TDI Balkans”, me shumicë votash është miratuar.
- Draft propozim për ndryshim-plotësimin e rregullores për taksa tarifa, ngarkesa dhe gjoba, me shumicë votash është miratuar.
- Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin e Xhevat Qorri, me vota unanime është miratuar.
- Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin e Anita Kastrati, me vota unanime është miratuar.
- Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin e Lirije Prenku, me vota unanime është miratuar.
- Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin e Liridon Hasani, me vota unanime është miratuar.
- Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin e Dorentina Shehu, me vota unanime është miratuar.
- Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin e Sabahate Gashi, me vota unanime është miratuar.
- Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin e Argjira Gjinofci, me vota unanime është miratuar.
- Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin e Viola Dibrani, me vota unanime është miratuar.
- Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin e Valdrin Istogu, me vota unanime është miratuar.
- Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin e Taulant Mziu, me vota unanime është miratuar.
- Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin e Rijon Ramadani, me vota unanime është miratuar.
- Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin e Gentian Bujupi, me vota unanime është miratuar.
- Propozim vendimi për ndarjen e kapitalit themelor për NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh.A në Drena, është votuar me shumicë votash.
- Në pikën të ndryshme, është diskutuar çështja lidhur me skadimit të kontratës për Flutura Academy si dhe çështje të tjera me interes të përgjithshëm për qytetarët e komunës së Drenasit dhe secila pyetje e ngritur nga anëtarët e Kuvendit ka marr përgjigje nga ekzekutivi.
Me gjerësisht, mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës të datës 27.10.2023 mund të ndiqni në ueb faqen zyrtare të komunës, në kanalin zyrtar YouTube dhe në rrjetin social Facebook, ne këto linqe;
http://77.83.123.134:100/dpn-drenas/
https://www.facebook.com/komunadrenas/videos/859265799161801
https://www.youtube.com/watch?v=_B6gV0hz8EE