Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit me 11 pika të rendit të ditës.
Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Milaim Hajdari, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale dhe anëtarë të Kuvendit.
Më poshtë ju elaborojmë pikat që janë diskutuar e miratuar me shumicë votash në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës;
1. Procesverbali i mbledhjes së Kuvendit Komunal të dt.27.04.2022
2. Propozim Vendim për formimin e Komisionit Komunal të Aksionareve për Ndërmarrjen Publike “Pastrimi’’
3. Propozim Vendim për nisjen e proceduarve për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale, (NPL) në Drenas .
4. Njoftim për Qarkoren buxhetore 2023/01, MFPT dhe Qarkorja Interne e Komunës së Drenasit.
5. Propozim Vendim për rialokim të mjeteve në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
6. Propozim Vendim për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore.
7. Raport lidhur me mbarëvajtjen e projektit ’’Komuna për të rinjtë” në Komunën e Drenasit
8. Propozim Vendim për shfuqizimin e vendimeve 02.nr.400/01-13247 dhe 02 nr.400/01-13251 i datës 24.03.2022
9. Të ndryshme.
Në rend dite u shtua edhe Propozim-vendimi për Shfuqizimin e Vendimit Nr. 02-035-18372 të datës 27.04.2022 dhe Diskutimi i Raportit të Sistemit të Menaxhimit të Përformancës të vitit 2020.