Mbahet sesioni informuar lidhur me Skemen e Granteve “Programi i Zhvillimit Rajonal të Balancuar” 2023
Sot, në Sallën e Kuvendit duke filluar nga ora 11:00 është mbajtur sesioni informues më Start-Up biznese dhe biznese aktuale lidhur me Skemen e Granteve “Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar”2023.
Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Agnesë Kastrati-Bucolli, ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje dhe ka falënderuar Mimoza Tafarshiku nga Agjencia Rajonale për Zhvillim dhe ka ftuar të gjitha bizneset në Drenas që t’i ndjekin takimet dhe thirrjet që behën, sepse janë ne të mirën e tyre në zhvillimin e bizneseve të reja dhe ndërmarrësit e rinj që kanë biznes plane apo ide të të bërit biznes.
Mimoza Tafarshiku nga Agjencia Rajonale për Zhvillim ka njoftuar të pranishmit se si duhet të ndjekin hapat për të qenë përfitues i kësaj thirrje nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, ku mundësi aplikimi kanë të gjitha Start-up bizneset dhe bizneset ekzistuese.
Afati i fundit për aplikim është deri më datën 05.06.2023 dhe për çdo informatë shtesë, të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik, pse shihni njoftimin paraprak të kësaj thirrje ne këtë link; http://77.83.123.134:100/dpn-drenas/news/ministria-e-zhvillimit-rajonal-lanson-skemen-e-granteve-programi-i-zhvillimit-rajonal-te-balansuar-2023/?fbclid=IwAR0MweePxdB7xJqkxuaXXTlBYeJWIpWQvJjXRp_6OJX_1-arK21RATN0FII