Edhe në shkollat e Komunës së Drenasit është mbajtur Testi i Arritshmërisë i cili këtë vit kishte pësuar disa ndryshime sa i përket numrit të pyetjeve dhe kohës së mbarëvajtjes së tij.
Në ditën e parë lëndët në të cilat u testuan nxënësit ishin gjuhë shqipe, gjuhë angleze, histori dhe në lëndën e gjeografisë kurse më datë 14 qershor 2022, testi do të mbahet në lëndët matematikë, informatikë, fizikë, kimi dhe në lëndën e biologjisë.
Parashihet që 24 mijë nxënës do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë. Nga Komuna e Drenasit për këtë vit do t’i nënshtrohen testit 814 nxënës të ndarë në 6 qendra të testimit duke zbatuar kështu gjitha udhëzimet e MASHT-it.
Drejtori i Arsimit në Komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka, me këtë rast vizitojë qendrat e testimimit ku uroj nxënësit duke theksuar se orientimi i duhur në karrierë dhe përkushtimi garantojnë suksese në studime.
Suksese për të gjithë nxënësit që ju nënshtruan Testit të Arritshmërisë!