Sot, në ambientet e shfmu”Halil Bajraktari” është mbajtur trajnimi i ekipes komunale në lidhje me implementimin e strategjisë së Arsimit në Komunën e Drenasit, pjesë e projektit “Avancimi i Përshpejtuar i Cilësisë së Arsimit në Komunën e Drenasit dhe Strategjia 5 vjeçare e Zhvillimit të Arsimi në Komunën e Drenasit“, implementuar nga QAPA.
Ekipa komunale është vizituar nga drejtori i drejtorisë, Muhamet Gjoka, i cili falënderoj prof. Halim Hysenin dhe drejtorin e QAPA-së Nehat Mustafa për bashkëpunimin e vazhdueshëm me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira. Po ashtu inkurajojë ekipin për angazhim maksimal në mënyrë që të implementohet strategjia bazuar në ”Parimin e pritëshmerive të larta”, ashtu siç është hartuar strategjia.
Kryetari Lladrovci dhe Drejtoria Komunale e Arsimit mbesin të përkushtuar në mënyrë që shkollat e komunës sonë të jenë shkolla model në nivel vendi.
Kujtojmë se Komuna e Drenasit është e vetmja komunë në nivel vendi që ka hartuar strategjinë pesëvjeçare për zhvillimin e arsimit parauniversitar.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.