Ditën e sotme është mbajtur vazhdimi i mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Komunës së Drenasit, ku për diskutim ishin 9 pika për rend dite.
Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Milaim Hajdari.
Mbledhja kishte këto pika për rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal Drenas i mbajtur më dt. 20.04.2023.
2. Propozim vendim për shfuqizimin e vendimit 02 Nr.400/01-14929 të datës 28.03.2023, të Kuvendit të Komunës së Drenasit.
3. Propozim vendim për miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për Qendrën e Qytetit Gllogoc.
Pika e tretë e rendit të ditës nuk ishte miratuar në pjesën e parë të seancës së rregullt të Kuvendit Komunal të Drenasit.
4. Propozim vendim për kompensimin e anëtarëve të Komisionit për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane në Komunën e Drenasit.
5. Propozim vendim për rialokim të mjeteve financiare nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
6. Propozim vendim për rritjen dhe bartjen e të hyrave Vetanake.
7. Propozim vendim për rialokim të mjeteve financiare nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
8. Propozim vendim per miratimin e kwrkeses Nr. 01-070/01-0023340/23, 17.05.2023 për ndihmë financiare për mjekim urgjent të sëmundjes- kancer-ovarian, në shumën totale prej 3,000.00 €.
9. Të ndryshme.
Pika që u shtua për diskutim në seancën e radhës është ajo për Subvencionimin e fëmijëve që vijojnë kopshtet private në Komunën e Drenasit për familjet me të ardhura nën 500 euro në muaj.
Vlenë të theksohet se me miratimin e pikës së VI-të të kësaj mbledhje ju dha drita e gjelbërt ndërtimit dhe zgjerimit të sheshit “Fehmi Lladrovci” në Drenas.


