Ministria e Zhvillimit Rajonal Lanson Skemen e Granteve „Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar“ 2023.

Sesion infomues lidhur me Skemen e Granteve „Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar“ 2023

Mundësi aplikimi kanë të gjitha Start-up si dhe gjitha bizneset ekzistuese.

Takimi do të mbahet në Sallën e Kuvendit Komunal të Drenasit më date 25.05.2023 në ora 11:00.

Për informata shtesë drejtohuni tek Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik.

Linku: https://mzhr.rks-gov.net/page.aspx?id=1,35,2023,1061

Sqarim: Aplikimi bëhet online përmes Email-it sipas Rajonit Zhvillimor.

Për rajonin zhvillimor Qendër, veprimtaritë e bineseve që veprojnë në komunat (Fushë Kosovë, Drenas, Lipjan, Obiliq, Podujevë, Prishtinë, Shtime, Graçanicë) aplikimi duhet të bëhet në emailin: rajoni.qender@rks-gov.net
Për rajonin zhvillimor Jug, veprimtaritë e bineseve që veprojnë në komunat (Dragash, Malishevë, Rahovec, Prizren, Suharekë, Mamushë) aplikimi duhet të bëhet në emailin: rajoni.jug@rks-gov.net
Për rajonin zhvillimor Lindje, veprimtaritë e bineseve që veprojnë në komunat (Ferizaj, Gjilan, Kaçanik, Kamenicë, Viti, Hani Elezit, Novobërdë, Kllokot, Ranillug, Partesh, Shtërpce) aplikimi duhet të bëhet në emailin: rajoni.lindje@rks-gov.net
Për rajonin zhvillimor Perëndim, veprimtaritë e bineseve që veprojnë në komunat (Deçan, Gjakovë, Istog, Klinë, Junik, Pejë) aplikimi duhet të bëhet në emailin: rajoni.perendim@rks-gov.net
Për rajonin zhvillimor Veri, veprimtaritë e bineseve që veprojnë në komunat (Mitrovicë e Jugut,  Skënderaj, Vushtrri, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan) aplikimi duhet të bëhet në emailin: rajoni.veri@rks-gov.net

Aplikimi:

Për Start-Up aplikimi duhet të bëhet nga personat të cilët synojnë të fillojnë biznesin dhe jo nga persona të tjerë në emër të tyre.

Për LOT 1 dhe LOT 2 (biznese ekzistuese) aplikimi duhet të bëhet nga pronarët/aksionarët e bizneseve siç figurojnë në çertifikatën e ARBK-së apo të autorizuarit e tyre me autorizim të noterizuar.

Sqarim: Një aplikant nuk mund të dorëzojë më shumë se një aplikacion në këtë Thirrje për Propozime, si dhe i gjithë dokumentacioni duhet të përcjellet vetëm me një email.

Afati i fundit për aplikim është më datë 05.06.2023. deri ora 16.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.