Duke u bazuar ne Ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), 01 Nr.110-6904 dhe Nenit 19 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komunë, Komuna e Drenasit/Gllogocit lëshon këtë:
N J O F T I M P U B L I K
Lidhur me organizimin e konsultimit publik me qytetarë për Draft – Statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Gllogoc/Drenas
Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga data 15.03.2024 deri me datën 29.03.2024, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me datë 29.03.2024 në Sallën e Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 10:00.
Komentet dhe sugjerimet tuaja, mund t’i dërgoni deri më datë 29.03.2024 në ora 16:00 në këto adresa; lumnije.krapi@rks-gov.net dhe komuna.drenas@rks-gov.net
Për më shumë detaje në lidhje me Draft – Statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Gllogoc, mund t’i vizitoni vegezat e mëposhtme ku është publikuar ky draft dokument;
Ueb faqja zyrtare e Komunës në rubrikën Konsultimet Publike, në këtë link:
http://77.83.123.134:100/dpn-drenas/category/konsultimet-publike-al/
Platforma për Konsultime Publike:
https://konsultimet.rks-gov.net/meetingsList.php
Rrjetin social të Facebook:
https://www.facebook.com/komunadrenas